Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Maldini Kacurri është bërë me skuadër të re.
Kacurri ka firmosur kontratë një vjeçare me ekipin që bën gara në National League, Morecambe FC.
Mbrojtësi shqiptar është huazuar nga Arsenali, me një kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Skuadra e Morecambe ka grumbulluar vetëm katër pikë në gjashtë ndeshje dhe është në pozitën e fundit në tabelë.