Teuta - Dinamo, publikohen formacionet zyrtare

- Bota Sot

Teuta - Dinamo, publikohen formacionet zyrtare

Teuta do të presë Dinamon në sfidën e vlefshme për javën e parë të Superiores.

Kjo ndeshje është e prapambetur, që prej angazhimit në Europë të dinamovitëve dhe më pas ndeshjeve të kombëtareve.

Trajneri Ilir Daja kthehet në stol, pasi klubi ka shlyer pezullimin me gjobë. Përballë tij qëndron Enkelejd Dobi.

Formacionet zyrtare janë publikuar. Teuta do të kërkojë fitoren e parë në “Niko Dovana” pas barazimit ndaj Vorës, ndërsa Dinamo tenton të rikthehet te triumfi pas disfatës me Elbasanin.

FORMACIONET ZYRTARE

Teuta: Selmani; Zhongo, Maçolli, Vidal, Boçi, Gonzales, Kotobelli, Doka, Përgjoni, Myszor, Toli

Trajner: Enkelejd Dobi

Dinamo: Teqja; Bakari, Vila, Bregu, Karamba, Nani, Qefalija, Dita, Meksi, Loran, Neziri

Trajner: Ilir Daja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot