Befason Guardiola

- Bota Sot

Befason Guardiola

Në prag të ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku Manchester City do të përballet me Napolin, trajneri Pep Guardiola ka dhënë një deklaratë surprizuese duke theksuar se skuadra e tij nuk e sheh veten si një prej pretendentëve për titullin këtë sezon.

Ndeshja Manchester City–Napoli luhet nesër (e enjte) dhe pritet të jetë një sfidë mjaft e fortë për të dyja ekipet.

“Natyrisht, ne nuk jemi kandidatë për titull.

Thjesht do të përpiqemi të shijojmë momentin. Jemi të lumtur që jemi këtu, pas gjithë sfidave që kemi kaluar, kështu që fokusi ynë është vetëm tek ndeshja e nesërme, fillimi i mirë i këtij turneu”, u shpreh trajneri spanjoll.

Guardiola theksoi gjithashtu rëndësinë e fillimit të mirë në një sezon me më shumë ndeshje sesa në sezonet e kaluara.

“Kemi më shumë ndeshje se sezonet e mëparshme, por nëse nisemi keq, do të jetë e vështirë. Sezonin e kaluar, në ndeshjen e parë bëmë barazim me Interin, shpresoj që këtë herë të bëjmë më mirë”, përfundoi Guardiola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot