Derbi shqiptar pa fitues në Maqedoninë e Veriut

- Bota Sot

Derbi shqiptar pa fitues në Maqedoninë e Veriut

Struga Trim Lum është ndalur nga Shkëndija e Tetovës.

Megjithatë Struga Trim Lum edhe më barazim ka marrë kreun e tabelës në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Përballja mes Strugës TL dhe kampionit Shkëndijës së Tetovës, u mbyllë pa fitues (1:1). 

Tamba shënoi në minutën e 53-të për Shkëndijen dhe Radeski nga penalltia në minutën e 79-të për Strugën..

Struga pas pesë fitoreve rresht ndalet në barazim.

Struga Trim Lum kryeson me 16 pikë, pasojnë Sileksi me 15 dhe Shkëndija është në vend të katërt me 11 pikë (një ndeshje më pak).



Lexoni të gjitha në Bota Sot