Sommer titullar, debuton Pio Esposito

- Bota Sot

Sommer titullar, debuton Pio Esposito

Interi është gati për sfidën e vështirë të Champions League ndaj Ajax-it, në Amsterdam.

Trajneri Cristian Chivu ka përcaktuar formacionin titullar, duke marrë disa vendime të rëndësishme pas humbjeve radhazi kundër Udineses dhe Juventusit.

Në portë, pavarësisht dy gabimeve të fundit, Yann Sommer do të marrë sërish besimin e trajnerit rumun. Në mbrojtje, De Vrij do të udhëheqë qendrën, ndërsa në krahun e majtë pritet të luajë Carlos Augusto, i favorizuar ndaj Bastonit. Në të djathtë do të vendoset Akanji.

Mesfusha do të përbëhet nga Frattesi, Çalhanoglu dhe Petar Sucic, me Dumfries dhe Dimarco-n që do të mbulojnë krahët. Për Frattesin kjo është mundësia e parë për të qenë titullar këtë sezon në Champions.

Në sulm, Marcus Thuram do të udhëheqë repartin përkrah një surprize të madhe: Pio Esposito. Sulmuesi i ri italian do të debutojë si titullar në Champions League, duke përfituar nga mungesa e kapitenit Lautaro Martinez, i cili do të nisë nga stoli për shkak të një problemi në shpinë.

Chivu është i vetëdijshëm se ndeshja në ‘Johan Cruijff Arena’ është vendimtare për moralin e skuadrës: Interi nuk ka luksin të gabojë sërish dhe kërkon një fitore në qytetin ku tekniku rumun u bë kapiten në moshën 21-vjeçare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot