Juve e vlerëson lartë debutimin e Edon Zhegrovës

- Bota Sot

Juve e vlerëson lartë debutimin e Edon Zhegrovës

Sulmuesi Edon Zhegrova ka bërë një debutim për t’u mbajtur mend me fanellën e Juventusit, në përballjen dramatike kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma përfundoi me barazim spektakolar 4-4, me tetë gola vetëm në pjesën e dytë.

Deri në minutën e 87-të, Juventusi ishte në disavantazh 2-4, kur trajneri vendosi të aktivizojë Zhegrovën në vend të Kenan Yildiz.

Prania e “Diamantit të Kosovës” në fushë i dha tjetër frymë ekipit italian, i cili arriti të shënojë dy herë në minutat shtesë dhe të marrë një pikë të çmuar.

Klubi bardhezi dhe tifozët kanë shpërthyer me reagime pozitive për Zhegrovën, duke e cilësuar debutimin e tij si të paharrueshëm. Në rrjetet sociale, Juventusi publikoi: “Debutim për t’u mbajtur mend”.

Ky ishte vetëm fillimi për yllin e Kombëtares së Kosovës, i cili u transferua në ditën e fundit të afatit kalimtar të kësaj verë dhe tashmë ka fituar zemrat e tifozëve italianë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot