Fisnik Papuqi jep dorëheqje nga Besa

- Bota Sot

Fisnik Papuqi jep dorëheqje nga Besa

Fisnik Papuqi nuk është më trajner i klubit të futbollit Besa e Pejës.

Papuqi jep dorëheqje pas rezultateve të palakmueshme të ekipit pejan. 

Pejanët sot barazuan si vendas me rezultat 1:1 me Ramiz Sadikun e Prishtinës.

“Nga dita e sotme nuk do të jem trajner i Besës. 

Me marrëveshje të dyanshëm kemi ndërprerë bashkëpunimin me klubin. 

Jam thellësisht mirënjohës për besimin dhe mundësinë që më është dhënë për të udhëhequr ketë ekip,

Faleminderit Bordit të klubit ,Faleminderit lojtarëve për mundin dhe angazhimin që kanë bërë për këto 2 muaj e gjysmë.

Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi e posaçërisht bashkëpunëtorit time Astrit Imami”, njofton Papuqi.

Besa tani për tani renditet në vend të 14-të me 6 pikë pas javës së shtatë në Ligën e Parë të Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot