Vendimi i Neuerit rreth kthimit te kombëtarja

- Bota Sot

Vendimi i Neuerit rreth kthimit te kombëtarja

Manuel Neuer i Bayernit ka përjashtuar së fundmi një rikthim te kombëtarja gjermane.

Një vendim që tifozët e mirëpresin.

Sipas një sondazhi, 41 për qind e gjermanëve nuk do të miratonin rikthimin e Manuel Neuer në portën e kombëtares gjermane.

Vetëm 26 për qind janë në favor, ndërsa 33 për qind nuk kanë komentuar.

Shumica e mbështetjes ishte mes të rinjve 18-29 vjeç, ndërsa më skeptikët janë të moshës 45-59 vjeç.

Fundjavën e kaluar, Neuer përjashtoi një rikthim në portën e kombëtares gjermane. “E vërteta është se kam vendosur të mos luaj më për kombëtaren,” tha 39-vjeçari në zonën e miksuar pas fitores 5-0 kundër Hamburg. Neuer u tërhoq zyrtarisht nga kombëtarja pas Kampionatit Evropian verën e vitit 2024. Që atëherë, Ter Stegen konsiderohet portieri numër një.



Lexoni të gjitha në Bota Sot