Zhgënjimi

- Bota Sot

Zhgënjimi

Pas fitores bindëse me Vllazninë, Dinamo ka pësuar një “tronditje” të vërtetë në dy ndeshjet e fundit.

Humbjet kundër Elbasanit dhe ditën e sotme me Teutën kanë trazuar “ujërat”.

Edhe pse dinamvoitët u prezantuan në grupin e favoritëve për të fituar Superioren, duke se pesimizmi ka nisur të “infektojë” ekipin dhe tifozët.

Por kjo nuk është e gjitha. 0 gola të shënuar në 2 ndeshjet e fundit, tregues se sulmi i Ilir Dajës është në “ngërç”. Ky rendimet i ulët në fazën ofensive tremb jo pak.

Ndeshja e radhës për Dinamon do të jetë kundër Bylisit në datën 21 shtator, aty ku fitorja ka marrë trajtën e detyrimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot