Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka treguar lojë të madhe në stadiumin “Besa” duke e shkatërruar me rezultat 3:1 Sutjeskën e Nikshiqit.
Lideri i Kampionatit të Malit të Zi, nuk i bëri ballë lojë së madhe të skuadrës shqiptare.
Fituesi i Kupës së Malit të Zi ndali tre pikë të mëdha.
Trimëror Selimi ka shënuar gol për fitoren e thellë.
Për skuadrën shqiptare shënuan Bozhoviq (6’), Selimi (28’), Stefan Gulloboviq (49’) dhe për Sutjeskën van Vukçeviq.
Pas javës së shtatë Sutjeska kryeson me 13 pikë sa ka edhe Deçiqi në pozitën e dytë.