Dinamo e Ferizajt është në rrugë për kreun e tabelës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra nga Ferizaj po tregon vazhdimësi të jashtëzakonshme, nga shtatë ndeshje nuk njeh humbje.
Deri me tash ka regjistruar 4 fitore e 3 barazime, duke u renditur në vend të tretë me 15 pikë, ka dy më pak se lideri Vëllaznimi dhe njw se Tefik Çanga në pozitën e dytë.
Cili është lojtari që po lë gjurmë?
Enhar Cakolli është shtylla e mbrojtjes së skuadrës dinamovite.
Ky futbollist deri me tash po luan me mish e më shpirt.
Është alfa e omega e ekipit dhe duhet veçuar ndeshjen paraprake ku shënoi gol në fitoren me rezultat 2:1 ndaj 2 Korrikut në {Prishtinë.
Duhet theksuar se Cakolli ka ardhur nga Ferizaj tek Dinamo dhe është shtylla e ekipit deri me tash.
Rezultatet\
Java e parë: Dinamo - Tefik Çanga 1:1
Java e dytë: Vjosa - Dinamo 0:1
Java e tretë: Dinamo - KEK-u 1:0
Java e katërt: Vushtrria - Dinamo 3:3
Java e pestë: Dinamo - FC Feronikeli 74 0:0
Java e gjashtë: 2 Korriku - Dinamo 1:2
Java e shtatë: Dinamo - Istogu 2:0