Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha këtë fundjavë.
Të shtunën do të luhen dy takime ndërsa të dielën tre ndeshjet e tjera.
Partizani do të presë Elbasanin në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia-Tirana.
Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen në ora 19:00.
Vora-Flamurtari dhe Dinamo City-Bylis do të luhen të dielën në orën 16:00.
Ndeshja përmbyllëse e javës, Teuta-Vllaznia do të luhet në orën 19:00.
JAVA 4
Partizani – AF Elbasani, 20 shtator, ora 19:00
Egnatia – Tirana, 20 shtator, ora 19:00
Vora – Flamurtari, 21 shtator, ora 16:00
Dinamo City – Bylis, 21 shtator, ora 16:00
Teuta – Vllaznia, 21 shtator, ora 19:00