Kosova befason me ngritje, Shqipëria fiton pozicione në renditjen e FIFA-s

- Bota Sot

Kosova befason me ngritje, Shqipëria fiton pozicione në renditjen e FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve pas ndeshjeve të shtatorit. Kështu Shqipëria këtë muaj ka fituar disa pozicione në renditjen e FIFA-s.

Fitoret ndaj Gjibraltarit në miqësore dhe Letonisë në kualifikuese gjatë këtij muaji kanë bërë që kuqezinjtë të ngjisin 2 shkallë në renditjen e përgjithshme.

Kështu nga vendi i 68-të që ndodheshin në muajin e kaluar, tashmë mbajnë vendin  e 66-të.

Ndërkohë nga krahu tjetër edhe Kosova ka ngjitur shkallët, plot 4. Kështu “Dardanët” pas fitores ,e Suedinë dhe humbjes me Zvicrën e shikojnë veten në vendin e 91-të nga 95 që ishin muajin e kaluar.

Një tjetër rekord për ekipine Franco Fodës, i cii vazhdon të ngjitet në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.



Lexoni të gjitha në Bota Sot