Nis puna për rikonstruktimin e stadiumit të klubit lezhjan

- Bota Sot

Nis puna për rikonstruktimin e stadiumit të klubit lezhjan

Një prej ekipeve më të përfolura ditët e fundit në Shqipëri, është Besëlidhja e Lezhës.

Ekipi lezhjan ka bërë investime të mëdha në futboll duke sjellë emra të njohur në ekip, si futbollistë po ashtu dhe drejtues.

Me punën e palodhshme të presidentit Pjerin Fusha, Besëlidhja shumë shpejt do të ketë një shtëpi të re. Ekipi lezhjan do të investojë gjithashtu dhe në rikonstruktimin e stadiumit të ri.

Gjithashtu, së fundmi është edhe Bashkia e Lezhës që i ka dhënë një dorë klubit për lirimin e ambienteve. Me një postim në faqen zyrtare, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka publikuar forografi teksa sendet e stadiumit të vjetër po hiqen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot