Guardiola: Mezi pres ta takoj

- Bota Sot

Guardiola: Mezi pres ta takoj

Në prag të ndeshjes së Champions League, Mançester Siti kundër Napolit, Pep Guardiola serviri mjaft lëvdata për Antonio Konten dhe skuadrën e tij.

Por nuk la pa folur edhe për De Brujn, që kthehet si kundërshtar në Mançester.Së pari, ai pranoi se përballja e “Etihad” do të jetë mjaft e vështirë për Sitin e tij, gjithsesi duke guxuar të thotë se do të bëjnë gjithçka për të fituar, në mënyrë që ta nisin si duhet këtë Fazë të Ligës.

Trajneri i Siti, trajtoi edhe një sërë temash, nga homologu i tij Konte, te ndikimi i Kevin De Brujn dhe paraqitja e vazhdueshme e Skot MekTomini: “Antonio është një trajner i klasit të parë. Ai ka bërë mirë kudo që ka qenë, kështu që nuk jam aspak i befasuar. Kam respekt të madh për të”.

Kjo e sotmja do të jetë ndeshja debutuese e Sitit dhe e Napolit, Ligën e Kampionëve 2025-26. Një ndeshje komplekse, nga çdo perspektivë, një ndeshje që trajneri spanjoll beson se nuk mund të anashkalohet:

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pa dyshim. Ky format i Ligës së Kampionëve është më i pasigurt; thjesht duhet të marrësh në shtëpi sa më shumë pikë të jetë e mundur, për të përfunduar në 8 vendet e para, ose përndryshe, në 24 vendet e para”.

Guardiola gjithashtu vlerësoi ndikimin e Kevin De Brujn në mesfushën e Napolit, me belgun që padyshim do të zërë vendin qendror si një ish-lojtar i Sitit: “Patjetër që do ta takoj pas ndeshjes, mezi pres…

Ndikimi i tij nuk është një surprizë për mua; lojtarët në atë nivel përshtaten shpejt. E dija që nuk do të kishte nevojë për kohë, për t’u përshtatur dhe për të performuar në një nivel të lartë”.

Trajneri i “Citizens” më pas vlerësoi ish-lojtarin e Junaitid, Skot MekTomini: “Nuk jam i befasuar, ai është në gjendje të shkëlqyer”, si dhe përsëriti rëndësinë e të pasurit në portë të një fenomeni si Xhixhio Donaruma, i cili sapo ka mbërritur në klubin anglez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot