Miftar Rama është kryetrajner i ri i klubit të futbollit Besa nga Peja.
Skuadra pejane nuk po kalon momente të mira në Ligën e Parë të Kosovës, aktualisht renditet në vend të 14-të me 6 pikë të mbledhura pas javës së shtatë.
“Klubi ynë mirëpret trajnerin Miftar Rama, i cili nga sot i bashkohet familjes sonë verdhezi.
Me përvojën dhe përkushtimin e tij, besojmë se do të sjellë energji të reja dhe do të ndihmojë skuadrën tonë në arritjen e objektivave që kemi përpara.
Suksese dhe mirëseardhje në këtë rrugëtim të përbashkët!”, njofton FC Besa.