Salah barazon legjendat Shevchenko dhe Ibrahimoviç

- Bota Sot

Salah barazon legjendat Shevchenko dhe Ibrahimoviç

Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, po vazhdon të shkruajë emrin e tij me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror dhe gjatë mbrëmjes së djeshme ai ka arritur një rekord jo të vogël duke barazuar numrin e golave me dy legjenda në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli mposhti Atleticon Madridin me rezultat të ngushtë 3–2 në ndeshjen e luajtur në “Anfield” në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025-2026.

Sulmuesi i “The Reds”, Mohamed Salah, dha një asistim për Andrew Robertson në minutën e 4-të dhe shënoi vetë në minutën e 6-të.

Egjiptiani 33-vjeçar ka shënuar golin e tij të 48-të në Ligën e Kampionëve, duke u barazuar në vendin e 12-të dhe të 14-të në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave të turneut.

Salah e ndan këtë vend me Andriy Shevchenkon dhe Zlatan Ibrahimoviçin, por e ka bërë këtë në më pak ndeshje.

Për të arritur shifrën e 48 golave, Salah ka luajtur 89 ndeshje, për dallim nga ukrainasi Shevchenko me 100 ndeshje dhe Ibrahimoviç me 124 ndeshje.

Këtë sezon, Salah ka shënuar tri gola dhe ka dhënë dy asistime në 6 ndeshje me klubin anglez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot