Andi Ismaili, pjesë e formacionit të Rabotniçkit

- Bota Sot

Andi Ismaili, pjesë e formacionit të Rabotniçkit

Andi Ismaili, një ndër talentët më premtues të futbollistëve të gjeneratës 2008 në futbollin maqedonas, edhe zyrtarisht sezonin në vijim do të luaj me fanellën e Rabotniçkit.

16-vjeçari Andi Ismaili ndodhet në pankinë për takimin e sotëm kundër skuadrës nga Manastiri, ndërsa kjo bën që të kuptohet, që drejtuesit e Rabotniçkit, te ky super talent shohin një yll të vërtetë, që shumë shpejtë pritet të shpërthejë.

I njëjti te Rabotniçki transferohet nga FC Shkupi, skuadër kjo që tashmë për shkak gjendjes së rëndë financiare në të cilën gjendet, ka filluar ti humbas edhe talentet e saj.

Ismaili, skuadrës së FC Shkupit iu bashkua që sezonin e kaluar, kur edhe nënshkroi kontratë profesionale, duke qenë pjesë e atij projekti famoz të paralajmëruar nga investitorët e rinj turq, në kohën kur edhe Nderim Nexhipi, luante rolin e Drejtorit Sportiv, por që shumë shpejt ky projekt morri tatëposhten, duke lënë në udhëkryq shumë futbollistë të rinj, por edhe ato profesionist, që ishin pjesë e skuadrës nga Çairi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot