Dukagjini në Skenderaj për ta ruajtur kreun e tabelës

- Bota Sot

Dukagjini në Skenderaj për ta ruajtur kreun e tabelës

Dukagjini i Klinës po përgatitet për sfidën e të dielës (15.00) në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Dukagjini me kryetrajner Ismet Munishi janë të vetëdijshëm për formën që po kalon Drenica e cila skuadër ngadhënjeu dje në Gjilan,, me rezultat 1:0 ndaj Dritës.

Ndaj, Drenica është në formë të mirë, ndërsa Dukagjini synon që me fitore të ruajnë kreun e tabelës edhe pas javës së pestë në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Të dielën udhëtojmë drejt Skenderajt për sfidën e radhës ndaj FC Drenica”, shkruan në faqen e KF Dukagjinit.

Dukagjini kryeson me 9 pikë, pasojnë Ballkani me 8, Prishtina 7, Drenica 7 pikë etj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot