Rabotniçki ka regjistruar fitoren e parë në sezonin e ri, pasi mundi Pelisterin me shifrat 3:0.
Protagonist kryesor i kësaj fitoreje ishte futbollisti shqiptar Florian Kadriu që realizoi dy gola dhe një tjetër ishte vepër e Trajkov.
Me përfundimin e këtyre dy ndeshjeve, është mbyllur edhe xhiroja e 6-të në elitë, e cila u zhvillua të martën, të mërkurën dhe të enjten me nga dy ndeshje secilën ditë.
Xhiroja e radhës, e 7-ta do të nis në fundjavë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.