Shtyhet nisja e kampionatit të futsallit

- Bota Sot

Shtyhet nisja e kampionatit të futsallit

Federata e Futsallit të Kosovës ka njoftuar se është shtyer nisja e sezonit të ri për Superligën dhe Ligën e Parë.

Sezoni i ri ishte paraparë të fillonte me 20 shtator, por do të nis me një javë vonesë.

Sipas njoftimit, ky vendim ka ardhur për shkak të disa ndryshimeve të reja në rregullat e lojës, si dhe për shkak të vonesës në materialet vizuale përkatëse që duhet të jenë gati për fillimin e edicionit.

”Federata e Futbollit e Kosovës ju njofton se fillimi i kampionatit në Superligën e Kosovës dhe në Ligën e Parë në futsall është shtyrë për një javë.

Ky vendim është marrë për shkak të disa ndryshimeve të reja në rregullat e lojës, si dhe për shkak të vonesës në materialet vizuale përkatëse që duhet të jenë gati për fillimin e edicionit.

Së shpejti do të organizohet një seminar me trajnerët, kapitenët dhe përfaqësuesit e klubeve, ku do të prezantohen në detaje këto ndryshime.

Për orarin e seminarit dhe kalendarin e ri të garave do të informoheni me kohë.”, thuhet në njoftim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot