Carragher, kritik ndaj Chelseat

- Bota Sot

Carragher, kritik ndaj Chelseat

Debutimi i Enzo Maresca-s në Champions League me Chelsea-n nuk shkoi siç pritej. Blutë u mposhtën 3-1 nga Bayerni, me autogolin e Chalobah dhe dopietën e Harry Kane, që shoi shpresat e londinezëve pas golit të Cole Palmer.

Pavarësisht humbjes, Maresca u shfaq i qetë, duke theksuar se skuadra kishte treguar se mund të “ndërtonte diçka interesante” dhe se ishte në gjendje të “konkuronte gjithmonë”.

Megjithatë, kritikat në Angli nuk vonuan. Ish-legjenda e Liverpoolit dhe tashmë opinionist, Jamie Carragher, komentoi në CBS Sport:

“Tri vite e gjysmë më parë, Chelsea i Tuchel-it fitoi Champions-in.

Jo Manchester United apo Arsenali, por Chelsea. Pastaj ata ndërruan trajner, morën një skuadër konkurruese dhe shpenzuan 2 miliardë sterlina. Megjithatë, përballë skuadrave më të forta të Premier League, sot janë edhe më larg.”

Carragher nuk e kurseu ironinë as kur iu përmend se Chelsea kishte fituar dy trofe kohët e fundit, Conference League ndaj Betisit dhe Botërorin e Klubeve ndaj PSG-së:

“Botërori i Klubeve? Është një trofe ‘Mickey Mouse’.”

Këto deklarata kanë ndezur debat në Angli, duke theksuar edhe më shumë presionin mbi Maresca-n dhe projektin e ri të Chelsea-t, që pas shpenzimeve marramendëse, ende nuk po gjen konsolidimin e pritur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot