Real Madrid nuk transferoi dot një mesfushor të klasit botëror këtë merkato, gjë që me shumë mundësi do të ndodhë verën e ardhshme. Dëshira e madhe e Xabi Alonso është Enzo Fernandez.
“Defensa Central” raporton se “Blutë” kanë ndryshuar mendje në lidhje me mesfushorin e tyre argjentinas.
Nëse deri para pak kohësh, Chelsea e konsideronte të pashitshëm Fernandez, tani situata ka ndryshuar.
Sipas raportimit në fjalë, Chelsea do lejojë largimin e Enzo Fernandez drejt Madridit në këmbim të Eduardo Camavinga, por jo vetëm kaq. “Blutë” do kërkojnë edhe 50 milionë euro përveç kartonit të francezit.
Por, Camavinga është një lojtar shumë i rëndësishëm për skemat e Xabi Alonso dhe duket e vështirë që francezi të “sakrifikohet” për Enzo Fernandez. Real Madrid interesohet më shumë për blerjen direkte të argjentinasit, pa përfshirë lojtarë të tjerë në marrëveshje.