Portieri kroat Dominik Kotarski është më i merituari për pikën e skuadrës së Copenhagenit, e cila ka barazuar me rezultat 2:2 ndaj Bayer Leverkusenit, në ndeshjen e xhiros së parë të Champions League në futboll.
Dominik Kotarski ka mbrojtur shumë raste të skuadrës gjermane.
Duhet veçuar eurogolin e Grimaldos së Bayerit në minutën e 82-të, i cili nga gjuajtja e lirë rreth 23 metra shënoi në këndin e epërm të majtë të skuadrës daneze.
Për skuadrën daneze shënoi Larsson (9’), Robert (86’) dhe për Bayerin Grimaldo (82’) Hatzidiakos (90+1 – autogol)..