Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka folur pak minuta para sfidës së Champions League ndaj Manchester City-t, duke dhënë mesazhe ambicioze për të ardhmen e klubit.
De Laurentiis theksoi rëndësinë e suksesit të fundit dhe lidhjen me trajnerin Antonio Conte:
"Antonio ka fituar dashurinë që ndihet në çdo rrugë të Napolit dhe rrethinave.
Suksesi që arritëm me të ka qenë i merituar, edhe pse humbja e Kvaras ishte e vështirë.
Por, në fund, ‘San Gennaro’ na ndihmoi dhe arritëm fitoren”, tha presidenti.
Ai gjithashtu foli për projektet madhore të Napolit:
“Napoli duhet të mendojë për 4 vitet e ardhshme për të ndërtuar qendrën sportive dhe stadiumin e ri, duke kompletuar ciklin e rritjes që kemi nisur gjatë 21 viteve të fundit.
Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse futbolli më i fuqishëm tani është ai anglez dhe arab, ndërsa pjesa tjetër e botës po përballet me krizë.
Stadiumet virtuale nuk sjellin të ardhurat e duhura për të zhvilluar futbollin në Itali dhe jo vetëm.”
Ky katërvjeçar i ardhshëm duket se do të jetë vendimtar për Napolin, me ambicien e De Laurentiisit për të konsoliduar suksesin dhe për të modernizuar infrastrukturën e klubit.