Kërkojnë “kthesën” në kampionat

- Bota Sot

Kërkojnë “kthesën” në kampionat

Dinamo do të rikthehet në fushën e lojës të dielën në mesditë, ku do të presë në “Selman Stërmasi” ekipin e Bylisit.

Kjo sfidë do të jetë e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore.

Në prag të këtij takimi, Dinamo kërkon sa më shumë mbështetje nga tifozët dhe ka publikuar pak më parë çmimet e biletave të stadiumit. Në tribunën ballore, çmimi i biletës është 300 leke.

Ndërsa në tribunat A dhe B çmimi i biletës është 1,000 leke.

Përsa i përket miqve që do të pozicionohen në tribunën H, çmimi i biletës për ta do të jetë 300 lekë. Dinamo aktualisht pozicionohet në vendin e 7-të të tabelës me tre pikë, ndërsa Bylisi i parafundit me dy pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot