Super Bayerni

- Bota Sot

Super Bayerni

Bayern Munih e ka nisur furishëm sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur bindshëm 3:1 Chelsean në sfidën hapëse të këtij sezoni në elitën e futbollit evropian.

Pas disa javësh me spekulime rreth konkurrueshmërisë së skuadrës dhe mungesës së disa përforcimeve, kampionët gjermanë dhanë një përgjigje të fortë në fushë.

Dy gola nga sulmuesi kryesor, Harry Kane, i dhanë Bayernit fitoren kundër fituesit aktual të Kupës së Botës për Klube, duke qetësuar një pjesë të kritikave për madhësinë më të vogël të skuadrës.

“Është mirë ta shohësh një paraqitje të tillë. Vendosëm një shenjë. Shumë gjëra janë thënë për ne, ndonjëherë edhe në mënyrë jo respektuese. Kjo ishte përgjigjja jonë dhe ashtu duam të vazhdojmë,” ka deklaruar mbrojtësi Jonathan Tah për mediat gjermane.

Bayern, gjashtë herë kampion i Evropës, kryeson gjithashtu Bundesligën me tre fitore në tre ndeshjet e para, ndërsa tifozët ende pyesin nëse një skuadër e shkurtuar do të përballojë ritmin e gjatë të Champions-it këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot