Scholes mahnitet nga ndeshja e Pedrit

- Bota Sot

Scholes mahnitet nga ndeshja e Pedrit

Pedri vazhdon të mahnisë Europën me paraqitjet e tij në Champions League.

Në sfidën ndaj Neëcastle, mesfushori i Barcelonës shkëlqeu me një tjetër performancë të klasit të lartë, duke tërhequr vëmendjen edhe të një legjende të futbollit anglez si Paul Scholes.

Ish-ylli i Manchester United, një nga mesfushorët më të mirë në historinë e Premier League, e shprehu hapur vlerësimin e tij për 21-vjeçarin në rrjetet sociale, duke e cilësuar: “Futbollisti im i ri i preferuar”.

Statistikat e Pedrit ndaj Neëcastle flasin vetë për dominimin e tij në fushë:

84/92 pasime të sakta (91%)

111 prekje të topit

1 rast i krijuar

2/3 driblime të suksesshme

7 ndërhyrje mbrojtëse

0 topa të humbur

3/4 duele të fituara

1 largim topi

2 ndërprerje aksionesh

Një paraqitje perfekte që i jep arsye Scholes-it të shohë te Pedri pasardhësin ideal të mesfushorëve të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në futbollin europian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot