Trafikoi 10 tonë kokainë në Evropë, “Peshkaqeni” shqiptar dënohet me 13 vite burg

- Bota Sot

Trafikoi 10 tonë kokainë në Evropë, “Peshkaqeni” shqiptar dënohet me 13 vite burg

Gjykata e Lartë e Hamburgut ka dënuar me 13 vjet burg një nga bosët më të njohur të drogës në Evropë. Fjala është për shqiptarin nga Kosova, Princ Dobroshi, i cili në botën e krimit njihet prej dekadash me nofkën “Peshkaqeni” (në gjermanisht “Hai”).

Gazeta gjermane “Bild” raporton se 61-vjeçari u shpall fajtor në datën 17 shtator. Në këtë proces gjyqësor u trajtua një sasi e pabesueshme droge: dhjetë tonë kokainë, të cilat në vitin 2020 u kontrabanduan me anije nga Amerika e Jugut dhe Qendrore përmes portit të Hamburgut, të gjitha të organizuara në mënyrë thelbësore nga Dobroshi. Në “biznesin e drogës” prej më shumë se 30 vitesh

Princ Dobroshi e nisi karrierën si kontrabandist droge që në vitet 1990.

Ai u arrestua në Norvegji në vitin 1993, arriti të arratisej nga burgu në vitin 1997, u kap sërish në Pragë në vitin 1999 dhe u lirua në 2005.

Tani, gjykata e konsideroi të provuar se ai sërish ka luajtur një rol kyç në krimin e organizuar. Kokaina u dërgua nga Kolumbia, Brazili apo Republika Domenikane, e fshehur në kontejnerë mes bananeve, orizit, qymyrit të drurit apo xhelatinës, dhe u transportua përtej Atlantikut.

Në Hamburg, kontejnerët hapeshin, droga nxirrej, dhe më pas vulosej sërish me vula të falsifikuara. Dobroshi ishte gjithmonë i informuar përmes bisedave në aplikacionin Encrochat, dhe organizonte transportin dhe marrjen e mallit. Thuhet se edhe punonjës të portit ishin të përfshirë. Rrjeti i tij mbulonte të gjithë logjistikën, deri te shpërndarja me vlerë miliona euro. Aplikacioni EncroChat i kushtoi lirinë

Pista vendimtare që çoi te Dobroshi erdhi nga deshifrimi i aplikacionit të koduar EncroChat. Dobroshi u arrestua në fund të vitit 2023 në Shqipëri dhe në 2024 u ekstradua në Gjermani.

Fillimisht heshti, por më pas e pranoi fajin, çka ndikoi për uljen e dënimit.

“Procesi në fakt ishte parashikuar të zgjaste deri më 1 prill 2026. Por falë rrëfimit, u kursyen 42 seanca gjyqësore,” tha Dr. Marayke Frantzen, zëdhënëse e gjykatës, për gazetën BILD.

Megjithatë, fakti që Dobroshi kishte një rol udhëheqës në bandë dhe sasia e madhe e drogës që u trafikua, ndikuan në ashpërsimin e dënimit.

digj

Përveç dënimit me burg, shteti kërkon edhe konfiskimin e pasurisë të shqiptarit. Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e 8.2 milionë eurove si kompensim vlere nga Dobroshi.

2.5 milionë euro në para cash ishin sekuestruar që në vitin 2020. Tani, prokuroria duhet të zbulojë se si të rikuperojë pjesën tjetër të shumës. Vendimi është tashmë i formës së prerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot