Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë të diel me ndeshjet e javës së pestë, ku pritet të zhvillohen disa përballje tejet interesante.
Kampionia në fuqi, Drita, që nuk e ka nisur mirë sezonin, do të presë Prishtinën e Re në një ndeshje ku gjilanasit kërkojnë fitoren e parë, ndërsa prishtinasit synojnë të befasojnë.
Lideri i tabelës, Dukagjini, udhëton në Skenderaj për t’u përballur me Drenicën, ndërkohë që sfida të forta priten edhe në ndeshjet Llapi-Ballkani, Malisheva-Prishtina dhe Ferizaj-Gjilani.
Superliga / Java e pestë
Të dielën takohen:
Malisheva-Prishtina
Ferizaj-Gjilani
Drenica-Dukagjini
Llapi-Ballkani
Drita-Prishtina e Re
Të gjithë ndeshjet fillojnë në orën 15:00.