Serbët në siklet, i pengon ky vendim i shqiptarëve

- Bota Sot

Serbët në siklet, i pengon ky vendim i shqiptarëve

Nuk ka më shumë se tre javë para përballjes si finale për vend të dytë në Grupin K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll, mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet me 11 tetor (20.45) në stadiumin në Leskovc.

Ndeshje që pritet me padurim dhe do të jetë përcaktuese për vendin e dytë.

Shqipëria aktualisht zë vendin e dytë me 7 pikë dhe ka një më shumë se Serbia.

Disa media në Serbi shkruajnë me siklet para kësaj ndeshje dhe iu pengon një veprim i shqiptarëve madje shfaqin një titull skandaloz:

“Shqiptarët bënë një veprim tronditës para ndeshjes me Serbinë”.

Disa media në serbi shkruajnë se Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar që lojtarët t’ju shmangën intervistave, dhe nëse i japin ato, atyre u ndalohet rreptësishtë.

Raportohet se FSHF ka marrë masa dhe futbollistëve të Kombëtares u është komunikuar që të shmangin intervistat dhe nëse japin intervista, kategorikisht janë të ndaluar të flasin për Kombëtaren dhe për ndeshjen me Serbinë. Një vendim i tillë, duket se është marrë nga FSHF për të mos nxehur më shumë situatën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot