Pse Kevin De Bruyne luajti vetëm 25 minuta në Manchester City-Napoli?

- Bota Sot

Pse Kevin De Bruyne luajti vetëm 25 minuta në Manchester City-Napoli?

Kevin De Bruyne ishte një nga lojtarët më të pritur në sfidën Manchester City-Napoli në Ligën e Kampionëve.

Kthimi i tij në “Etihad”, këtë herë si kundërshtar pas firmës me Napolin në verë, u shoqërua me emocione, kujtime dhe përshëndetje të ngrohta nga ish-shokët e skuadrës.

Pas një faulli të rëndë të Giovanni Di Lorenzos mbi Erling Haaland në minutën e 20-të, Napoli mbeti me 10 lojtarë pasi kapiteni u ndëshkua me karton të kuq si “mbrojtësi i fundit”.

Trajneri Antonio Conte u detyrua të reagojë menjëherë për të rikompozuar skuadrën, duke hequr nga fusha pikërisht futbollistin më të pritur të mbrëmjes, Kevin De Bruyne.

Belgu u zëvendësua nga uruguaiani Mathias Olivera dhe, mes duartrokitjeve të publikut në stadium, u ul në pankinë për të ndjekur pjesën tjetër të ndeshjes.

Një vendim taktik i detyruar, që i dha fund para kohe paraqitjes së parë të De Bruynes si kundërshtar i Manchester Cityt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot