Në shënjestër

- Bota Sot

Në shënjestër

Fondi amerikan Apollo Global Management është në bisedime të avancuara për të marrë një pjesë kontrolluese në Atlético de Madrid. Sipas gazetës spanjolle Expansión, grupi i “private equity” ka nisur negociata me aksionarët kryesorë të klubit – Miguel Ángel Gil, Enrique Cerezo, Ares Management dhe Quantum Pacific – me synimin për të blerë mbi 50% të aksioneve.

Atlético është vlerësuar rreth 2,5 miliardë euro, çka e bën  më të shtrenjtin në Spanjë. Aktualisht kapitali ndahet mes Atlético Holdco dhe Enrique Cerezos– si dhe Quantum Pacific të biznesmenit izraelit Idan Ofer. Operacioni i parashikuar do të ketë dy shtylla.

Blerje aksionesh nga katër ortakët ekzistues, të cilët do të mbeten në minorancë. Rikapitalizim i klubit për të financuar projektin gjigant “Ciudad del Deporte”, me vlerë rreth 800 milionë euro, pranë stadiumit Metropolitano.

Fondi amerikan, që ka krijuar një fond investimi sportiv prej 5 miliardë dollarësh, synon të mbajë Miguel Ángel Gil si administrator të klubit dhe Enrique Cerezo në presidencë. Ende nuk është përcaktuar përqindja mes blerjes së kuotave dhe rritjes së kapitalit, ndaj një marrëveshje përfundimtare mbetet e hapur.

Ky do të ishte investimi i dytë madhor i “private equity” në futbollin spanjoll, pas marrëveshjes së vitit 2021 mes LaLigës dhe CVC Capital Partners.



Lexoni të gjitha në Bota Sot