Pavarësisht kritikave dhe diskutimeve të shumta pas gabimeve të fundit, Mikele Di Gregorio do të mbetet portieri titullar i Juventusit. Igor Tudor ka konfirmuar besimin tek ai, duke i mbyllur për momentin zërat për një ndryshim në hierarkinë e portës.
Në dy ndeshjet e fundit bardhezinjtë kanë pësuar shtatë gola, katër prej tyre nga jashtë zone, një sinjal alarmi që ka vënë në shënjestër si portierin, ashtu edhe mbrojtjen.
Një pjesë e tifozëve ka kërkuar me ngulm aktivizimin e Matia Perinit, por trajneri kroat nuk sheh zgjidhje te zëvendësimi i menjëhershëm.
Sipas Tudor, Di Gregorio ka cilësi dhe karakter për të përballuar presionin dhe për të dhënë përgjigjen e duhur në fushë.
Juventusi nuk do të bëjë eksperimente në një moment delikat të sezonit: porta mbetet në duart e ish-portierit të Monzës, të paktën deri në një njoftim të ri.