Ismajlin e shohin si idhull

- Bota Sot

Ismajlin e shohin si idhull

Ardian Ismajli debutoi me Torinon fundjavën e shkuar në ndeshjen ndaj Romës, ndeshje në të cilën arriti të ndihmonte jo pak skuadrën e tij për të fituar me rezultatin 0-1 në kryeqytet.

Pas një dëmtimi që e ka bezdisur jo pak në muajt e fundit, Ismajli u rikthye si lider në Itali duke pasur statistika fantastike në ndeshjen ndaj Romës.

Nga të gjithë mbrojtësit, 28-vjeçar kishte përshkuar më shumë kilometra duke arritur në 9.6 km, që njëkohësisht ishte edhe i treti më i miri.

Sa i përket pasimeve, Ismajli arriti të dërgonte në destinacion 16 topa, nga 17 tentativa që ka provuar, e njëkohësisht duke marrë notën 7.3 nga “Opta Stats”. Fitorja ndaj Romës, ishte e para në kampionat për Torinon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot