Paulo Fonseca rikthehet

- Bota Sot

Paulo Fonseca rikthehet

Pas plot 200 ditësh mungesë, Paulo Fonseca ka marrë më në fund lejen për t’u rikthyer në dhomat e zhveshjes së Lyon-it.

Trajneri portugez ishte pezulluar pas incidentit me arbitrin në ndeshjen Lyon–Brest, një episod që i kushtoi një dënim të gjatë. Rikthimi i tij i plotë në pankinë dhe në konferencat për shtyp do të ndodhë më 7 dhjetor, kur OL do të përballet me Lorient në transfertë.

I emocionuar për këtë hap të parë, Fonseca nuk e fshehu mallin që ka ndier gjatë periudhës së izolimit nga ekipi:

“Më ka munguar gjithçka: kontakti me lojtarët, momentet para ndeshjes, bisedat individuale me disa prej tyre,” – u shpreh ai.

Në mungesë të tij, Lyon-i ka zhvilluar 14 ndeshje, duke regjistruar 9 fitore dhe 5 humbje nën drejtimin e bashkëpunëtorëve Jorge Maciel dhe Paulo Ferreira. Sipas Fonsecas, megjithëse ekipi ka bërë mirë, në disa sfida, si kundër Strasburgut dhe Rennes-it, prania e tij në pankinë mund të kishte bërë diferencën.

Tekniku portugez ka ndjekur gjithmonë ndeshjet nga tribuna e “Groupama Stadium” dhe pohon se kjo periudhë e ka ndihmuar të mësojë të ruajë më shumë qetësi.

“Të jesh në dhomat e zhveshjes ndryshon gjithçka. Je më afër lojës dhe lojtarëve, mund të ndikosh edhe taktikisht. Duhet të mësojmë nga çdo situatë dhe unë vetë duhet të jem më i qetë në pankinë,” tha ai.

Megjithatë, Fonseca nuk i ka shmangur krejt tensionet, pasi edhe nga tribuna është parë shpesh i zemëruar, veçanërisht në Rennes, ku protestoi ndaj vendimeve të arbitrit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot