Rusia shkeli hapësirën ajrore estoneze me 3 avionë MIG, Ursula von der Leyen: Do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo provokimi

- Bota Sot

Rusia shkeli hapësirën ajrore estoneze me 3 avionë MIG, Ursula von der Leyen: Do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo provokimi

Pas shkeljes së hapësirës ajrore estoneze nga avionë rusë, ka reaguar edhe Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, duke shprehur solidaritetin e plotë një vendin anëtar të BE-së dhe të NATO-s.

“Evropa qëndron në solidaritet me Estoninë përballë shkeljes së fundit të hapësirës sonë ajrore nga Rusia. Ne do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo provokimi, duke investuar njëkohësisht në forcimin e krahut tonë lindor. Ndërsa kërcënimet intensifikohen, do të rritet edhe presioni ynë. U bëj thirrje udhëheqësve të BE-së që të miratojnë me shpejtësi paketën tonë të 19-të të sanksioneve”, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në X.

NATO reagoi menjëherë dhe interceptoi avionët rus. “Ky është një tjetër shembull i sjelljes së pamatur të Rusisë dhe aftësisë së Aleatëve për t’u përgjigjur”, tha një zëdhënës i NATO-s. Aleanca mobilizoi avionë luftarakë italianë F-35 për t’iu kundërvën ata.

Ndërkohë, Spanja i është përgjigjur apelit të NATO-s duke ofruar të kontribuojë në misionin e mbrojtjes ajrore “Eastern Sentinel” për të forcuar krahun e saj lindor, pas shkeljes së fundit “të paprecedentë” të hapësirës ajrore polake nga dronë rusë. Sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, të raportuara nga Europa Press, Madridi ka siguruar tre avionë luftarakë Eurofighter, një sistem radari të përparuar dhe një avion transporti A400. Megjithatë, ajo ka përjashtuar mundësinë e sigurimit të një baterie anti-raketash të ngjashme me atë që Spanja ka vendosur në Turqi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot