Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë/ Kallas: Provokim i rrezikshëm, Putin po na vë në provë

- Bota Sot

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë/ Kallas: Provokim i rrezikshëm, Putin po na vë në provë

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar pas raportimeve për një tjetër shkelje të hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë.

Me anë të një deklarate në X, Kallas e cilësoi incidentin si një provokim jashtëzakonisht të rrezikshëm, duke theksuar se kjo është hera e tretë brenda pak ditësh që ndodh një shkelje e tillë e hapësirës ajrore të BE-së.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian qëndron plotësisht në solidaritet me Estoninë dhe se është në kontakt të ngushtë me qeverinë e këtij vendi baltik.

Tensionet në kufijtë lindorë të BE-së janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit, ndërsa incidentet e sigurisë në hapësirën ajrore dhe detare janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

“Shkelja e sotme e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë ushtarakë rusë është një provokim jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Kjo është shkelja e tretë e tillë e hapësirës ajrore të BE-së në pak ditë dhe përshkallëzon më tej tensionet në rajon.

Do të vazhdojmë të mbështesim shtetet tona anëtare në forcimin e mbrojtjes së tyre me burime evropiane.

Putini po teston vendosmërinë e Perëndimit.

Nuk duhet të tregojmë dobësi,” shkruan Kallas.

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot