Ish-sulmuesi i Shqipërisë U-21 kundër trajnerit

- Bota Sot

Ish-sulmuesi i Shqipërisë U-21 kundër trajnerit

Kosova zhvilloi në shtator dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm, aty ku u mund nga Zvicra e më pas arriti të fitonte bindshëm ndaj Suedisë.

Por, gjërat duket se nuk po shkojnë mirë dhe kanë plasur pakënaqësitë me trajnerin Franko Foda.

Diçka të tillë, e ka thënë publikisht sulmuesi Ermir Sahiti i cili aktivizohet me Hamburgun në Bundesligën gjermane.

Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, Sahiti u shpreh se ka marrë ftesë nga Kosova por e ka refuzuar, duke hedhur poshtë deklarata e Fodës që shprehej se kishte vendosur të mos e ftonte për arsye personale.

“E vërteta është se unë u ftova, por ishte vendimi im të mos udhëtoja për në Kosovë. Nuk ka probleme midis meje dhe shokëve të skuadrës në ekipin kombëtar, jemi të gjithë miq.

Disa lojtarë janë në formacionin titullar për Kosovën edhe pse mezi kanë luajtur për klubet e tyre për muaj të tërë. Unë luaj për Hamburg SV, një klub i madh, dhe ndihem mirë, por kohët e fundit kam qenë në stol në ndeshjet ndërkombëtare.

Kjo nuk është problem nëse është për arsye sportive. Por nëse e meritoj, dua të luaj.

Kjo është arsyeja pse i thashë drejtorit se nuk do të shkoja këtë herë”, u shpreh Sahiti, deklarata e të cilit pritet të sjellë reagime të forta në Kosovë. kujtojmë që sulmuesi 26-vjeçar, më parë është aktivizuar me Shqipërinë U21, por mungesa e minutave te kuqezinjve, bëri që të largohej për të përfaqësuar Kosovën, aty ku nuk është se po i shkon mirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot