Llapi nënshkruan me binjakët Ademi

- Bota Sot

Llapi nënshkruan me binjakët Ademi

Skuadra e Llapi po punon për të ardhmen, ku kanë zyrtarizuar dy transferime të reja.

Bardhekaltërit kanë nënshkruar me dy vëllezër binjakë, Rigon dhe Rrezon Ademi, të cilët janë të moshës 17-vjeçare.

Ata vijnë nga skuadra e Vushtrrisë U17 dhe kanë nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Ata aktualisht do të jenë pjesë e ekipit U19, me objektiv inkuadrimin sa më të shpejtë në ekipin e parë.

Rigon Ademi luan si mesfushor defanziv dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa Rrezon Ademi luan në pozitën e qendërsulmuesit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot