Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, Zelensky: Provokim skandaloz!

- Bota Sot

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, Zelensky: Provokim skandaloz!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se ndërhyrja ajrore ruse në hapësirën ajrore të Estonisë përbën një akt të ri të papranueshëm destabilizues nga Moska, duke e cilësuar incidentin si “skandaloz”.

“Avionë luftarakë rusë kanë shkelur sërish hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë në Estoni. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po shtrihet në vende dhe drejtime të reja”, shkroi Zelensky në një mesazh në platformën Telegram.

Ai e përshkroi incidentin si pjesë të një “fushate sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s dhe kundër Perëndimit”, duke kërkuar një reagim të unifikuar.

“Nevojitet veprim i fuqishëm, si në mënyrë të përbashkët, ashtu edhe nga secili shtet individualisht”, theksoi presidenti ukrainas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot