Radamel Falcao ka rikujtuar një nga episodet më të veçanta të karrierës së tij.
Gjatë një bisede me ish-shokun e skuadrës Mario Suárez, sulmuesi kolumbian tregoi se si Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, e tentoi në kulmin e karrierës. E bëri këtë me gjestin e papritur, një pecetë.
Ngjarja ndodhi gjatë një gala-je, me Íker Casillas dhe gazetarë të Atletico Madridit pranë. Florentino i dha Falcaos pecetën për të firmosur, duke imituar gjestin e famshëm me Zinedine Zidane më 2000.
“Më tha ta ruaja, ta fshihja. Ishte shumë e sikletshme, sepse kisha gjithë njerëzit e Atletico Madridit përreth”, – kujtoi Falcao.
Kolumbiani, simbol i Atletico Madridit, e dinte që ta pranonte do të ishte e pamundur, jo vetëm për shkak të sfidës sportive, por edhe përplasjes me ndjenjat e tifozëve “rojiblancos”.
Ai pranoi që Real Madridi kishte interesim real, me kontakte përmes agjentit dhe telefonata nga drejtuesit e klubit, por verën e atëhershme, Florentino Perez përfundoi transferimin e Gareth Bale.