Lajm i keq për Partizanin

- Bota Sot

Lajm i keq për Partizanin

Xhuliano Skuka do të jetë mungesa e madhe ndaj Elbasanit.

Sulmuesi ka pësuar tërheqje pikërisht në seancën e fundit stërvitore, që u mbajt dje tek “Arena e Demave”.

Në vendin e tij pritet ta nisi Bintsuka ose Toma, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Gudjufi ta nisë në majën e sulmit siç ndodhte në javën e parë të Superiores.

Situata e dëmtimeve e pengon Milinkoviç, që të ketë gjithë grupin e plotë në dispozicion.

Skuka ishte afrimi i parë i merkatos së verës. Sulmuesi dibran ka vuajtur edhe një dëmtim në muajin gusht, që e mbajti për disa ditë jashtë fushës së blertë. Dhe ndërsa ishte rikthyer në akternativë nga Milinkoviç, tashmë bën llogaritë për ditën e rikthimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot