Neymar merr lajmin e keq pas rikthimit në stërvitje

- Bota Sot

Neymar merr lajmin e keq pas rikthimit në stërvitje

Neymar po përjeton një makth të vërtetë përsa i përket dëmtimeve.

Klubi i Santos raportoi dje se sulmuesi brazilian la stërvitjen të enjten, për shkak të dhimbjeve që kishte në kofshën e djathtë.

Neymar iu nënshtrua ekzaminimeve dhe rezultoi që ka dëmtim muskulor. Tashmë për të ka filluar periudha e rikuperimit.

33-vjeçari i ka vuajtur jashtëzakonisht shumë dëmtimet në vitet e fundit. Dhe sidomos në Brazil po bëhen mjaft shqetësuese, ndërsa jep kontributin e tij prej 6 muajsh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot