Rexhep Murati, “Materazzi” i KF Bashkimi 1947

- Bota Sot

Rexhep Murati, “Materazzi” i KF Bashkimi 1947

Mbrojtësi 20-vjeçar i Bashkimit 1947, Rexhep Murati, po kalon një sezon të shkëlqyer në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Nga ndeshja në ndeshje, ai gjithnjë e më shumë po fiton besimin e trajnerit Muarem Muarem.

Murati ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës nga Kumanova në fitoren e Bashkimit 1947 kundër Sileksit 2-1

Në repartin defensiv po tregon pjekuri taktike dhe luftarake, duke udhëhequr mbrojtjen nga aksionet e kundërshtarit.

Nga komentator të futbollit, ai tashmë po konsiderohet si një nga emrat më premtues në futbollin vendor, i cili po tregon përkushtim maksimal në çdo ndeshje.

Komentues të ndryshëm në rrjetet sociale kanë nisur ta quajnë Muratin Materazzi i Bashkimit 1947.



Lexoni të gjitha në Bota Sot