Derbi i Liverpoolit i takon kampionit

- Bota Sot

Derbi i Liverpoolit i takon kampionit

Kampioni i Anglisë, Liverpooli, ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Evertonit.

Derbi i qytetit të Liverpoolit u përshkrua me rivalitet dhe me fitoren e kampionit në fuqi. 

Evertoni u përpoq me të gjitha forcat por pa sukses për të marrë pikë në konak të Liverpoolit.

Për Liverpoolin shënuan Gravenberch (10) e Ekitike (29) dhe për Evertonin Gueye (58).

Liverpooli nga pesë ndeshje ka po aq fitore duke kryesuar me 15 pikë dhe Evertoni zë pozitën e shtatë ne 7 pikë të mbledhura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot