Forcat ruse dhe ato ukrainase janë duke i intensifikuar luftimet për rreth qytetit Pokrovsk, të cilin Rusia po tenton ta merr që disa muaj.
Edhe pse sulmet ruse po shkojnë duke u rritur, mbrojtësit ukrainas vazhdojnë t’i mbajnë pozitat e tyre madje, sipas Kievit, duke i shkaktuar humbje të rënda agresorit.
Gjithashtu ka raporte për përleshje në pjesët tjera të frontit ku, dy palët raportojnë për përparime të përkohshme dhe lëvizje taktike por pa ndonjë përparim të madh apo thyerje të linjave të kundërshtarit.
Ndërkohë, Ukraina ka vazhduar me sulme të suksesshme kundër infrastrukturës ruse të naftës dhe gazit, duke goditur edhe një rafineri, këtë herë në afërsi të qytetit Volgograd si dhe kompleksin petrokimik në rajonin Bashkortostan.
Këto sulme, të cilat janë pjesë e strategjisë ukrainase për shkatërrimin e burimit kryesor të financave të Moskës duket të kenë filluar të japin rezultate me çdo herë e më shumë raporte për rajone të ndryshme ruse të cilat njoftojnë për mungesa të naftës.