Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, theksoi një qasje që skuadra të jetë e para kur diskutoi konkurrencën midis mesfushorëve Dani Olmo dhe Fermin Lopez përpara ndeshjes së nesërme (e diel) kundër Getafes.
Në një konferencë për shtyp pas stërvitjes të së shtunës, Flick foli për rivalitetin e dyshes spanjolle.
“Olmo dhe Fermin? Ne gjithmonë duhet të marrim vendime”, ka thënë fillimisht Flick në konferencë.
"Sapo e kemi filluar sezonin dhe na duhen të gjithë lojtarët.
Ndoshta disa lojtarë nuk janë plotësisht të kënaqur me situatën e tyre, por nuk ka të bëjë me individët; ka të bëjë me ekipin”.
“Kur luajnë, duhet të tregojnë cilësinë e tyre”, përfundoi trajneri gjerman i Barcelonës.
Komentet e tij pasqyrojnë një strategji për të balancuar thellësinë e skuadrës në fillim të sezonit, me Ferminin e preferuar deri më tani.
Flick dha gjithashtu përditësime për lëndimet, duke konfirmuar disponueshmërinë e Pau Cubarsit dhe duke vënë në dukje progresin me Alejandro Balde, ndërsa mbeti i kujdesshëm në lidhje me Lamine Yamal dhe Gavi..