Bardhezinjtë kërkojnë të vazhdojnë marshimin

- Bota Sot

Bardhezinjtë kërkojnë të vazhdojnë marshimin

Juventusi luan sot një transfertë jo edhe aq të lehtë në fushën e Veronës.

Bardhezinjtë vijnë nga dy ndeshje shumë të lodhshme në kampionat dhe Ligën e Kampioneve, por kërkojnë me çdo kusht tre pikët.

Pas 3 fitoreve në po aq ndeshje të luajtura, Juventusi synon të ruajë këtë edicion dhe trajneri Tudor u ka besuar lojtarëve më në formë, me Vlahoviç të rreshtuar nga minuta e parë në majën e sulmit, ndërsa Jilldiz e Konseisao kanë për detyrë ta mbështetin nga krahët.

FORMACIONET ZYRTARE

VERONA (3-5-2): Montipo; Nunjez, Nelson, Frese; Belghali, Serdar, Akpa Akpro, Bernede, Bradariç; Xhiovane, Orban.
Trajner: Paolo Zaneti

JUVENTUS (3-4-2-1): Di Gregorio; Kalulu, Gati, Kelli; Zhoao Mario, Lokateli, Turam, Kambiaso; Konseisao, Jilldiz; Vlahoviç
Trajner: Igor Tudor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot