Reali ka vazhduar me fitore radhazi në kampionatin spanjoll.
Klubi mbretëror ka regjistruar fitoren e pestë rresht, kësaj radhe si vendas e mposhti me rezultat 2:0 Espanyolin.
Djelmoshat e trajnerit Xabi Alonso nuk kanë të ndalur.
Golat i realizuan futbollistët Eder Militao (22) e Kylian Mbappe (47).
Reali kryeson me 15 pikë pas javës së pastë dhe Espanyol është në vend tretë me 10 pikë.
Espanyol mposhtet pas tre fitoreve e një barazimi.